Erik ten Hag shijon fitoren kundër Tottenham por është i vetëdijshëm se asgjë nuk ka përfunduar, fundja është luajtur vetëm akti i parë i gjysmëfinales: “Është një rezultat shumë i rëndësishëm pasi fituam në transfertë dhe ditëm të vuanim në pjesën e dytë. Gjithsesi është vetëm “pjesa e parë” e sfidës kundër “gjelave”. Të fitosh në Londër është diçka fantastike, arritëm të kaloj një tjetër limit duke bërë një hap përpara. A mendoj për finalen? Jo, mendoj vetëm për ndeshjen e kthimit, u shpreh trajneri i Ajax.

Erik Ten Hag
Erik Ten Hag

Humbja kundër Ajax në shtëpi djeg jo pak, trajneri Pochettino merr përsipër përgjegjësit: “Mund të them se në pjesën e parë gabova me sistemin e lojës, por nuk është se kishim shumë mundësi zgjedhje, duke parë dhe mungesat e shumta që kishim.

Mauricio Pochettino 6
Mauricio Pochettino 6

Nuk jam aspak i lumtur por as nuk mund ta di se si mund të shkonin gjerat nëse do të kishim opsione të tjera. Në pjesën e dytë ndeshja ndryshoi, nga aty duhet ta nisim edhe sfidën e kthimit, do shkojmë atje për të fituar ndeshjen. u shpreh trajneri i Tottenham.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb