Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë një ndër çiftet më të dashur të show bizz –it shqiptarit. Çifti i njohur 1 vit më parë u bënë prindër të një vajze, të cilën nuk e publikojnë shpesh në rrjete sociale.
Rastet kur ata e postojnë janë të rralla por të veçanta, ashtu si ishte dhe ky i ditës së sotme. Këngëtarja ka publikuar një video të Ajkës me Besin teksa vogëlushja hedh hapat e saj të parë.
Kjo është hera e parë që e shohim vogëlushen duke ecur drejt babait të saj dhe Besi dukej tepër i lumtur. “Falmi Zot”, ka shkruar këngëtarja për familjen e saj. Ata e kanë kaloi këtë të dielë bashkë, larg zhurmës së Tiranës në një natyrë të bukur dhe relaksuese.
(BalkanWeb)