Punonjësja e Policisë Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur gjatë protestës së 22 nëntorit, ku humbi edhe një gisht të njërës dorë, pas operacionit në Turqi ka suprizuar një vajzë 4-vjeçare nga Ura Vajgurore. Vogëlushja, Romina, vetëm 4 vjeç ishte një nga personat që iu gjetën afër efektives Nuka gjatë periudhës së vështirë që kaloi. 4-vjeçarja, një ‘fanse’ e vogël e saj e përshëndeste herë pas here me mesazhe të ngrohta dhe i uronte shërim sa më të shpejtë.

Videomesazhet e saj

Ina Nuka unë të pashë te telivizori edhe u gëzova shumë, suksese në punë dhe ta kesh mirë dorën, të shkuara fare. O ina do vi te Tirana të të takoj sapo të shërohet mami.

Takimi

Pasi u kthye në Shqipëri pas ndërhyrjes së parë kirurgjikale, Ina vendosi t’i bënte një surprizë Rominës.

Nuka: Shiko çfarë të kam sjellë, ky është më i madh se ti(Arushi), ti je shumë e vogël. Më do shumë, edhe unë të dua shumë.

4-vjeçarja: T’u shërua dora? Ajo dorë të ishte vrarë?

Nuka: Po, kjo dora ishte vrarë.

4-vjeçarja: Ti do ikësh prapë te Turqia

Nuka: Po do iki

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb