Pas akuzave për përdhurnim, jeta e yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo po përballet me mjaft ulje dhe ngritje.  Padia e modeles amerikane për ngjarjen e ndodhur në vitin 2009, në Las Vegas, kanë lënë një shenjë të madhe te ai vetë dhe karriera në futboll.

Së fundmi ka dalë në dritë një pytësor që i është bërë Ronaldos në vitin 2009 në lidhje më këtë çështje, ai ka pranuar se modelja nuk kishte dëshirë që atë natë të ndodhte gjë.

Por, revista gjermane “Der Spiegel” ka zbardhur disa detaje nga ajo ngjarje e qershorit të vitit 2009.

“Ajo tha se nuk ishte nata e përshtatshme për të bërë gjë, ishte vetëm takimi i parë dhe nuk ndihej mirë”, thotë Cristiano Ronaldo. “Megjithëse më thoshte se nuk donte, ajo ishte e gatshme dhe më provokonte shumë. E kapa duke e përqafuar dhe aty ndoshta mund t’i kem lënë shenjë pasi e kapa shpejt.

Kundërshtonte, por në të njëjtën kohë nisi të më preket dhe më thoshte ‘Jo, nuk dua gjë pasi unë nuk jam si të tjerat. Kuptove idiot?’ megjithatë vazhduam, e madje nuk përdorëm as masa mbrojtëse dhe në fund nisi të më shante sërish, duke më quajtur idiot e shumë ofendime të tjera. E kuptoj se u mërzit, por i thashë: ‘Më vjen keq’”, ka deklaruar Ronaldo në dëshminë e tij të parë. Por, pak kohë më vonë i është marrë një tjetër dëshmi, teksa ylli portugez ka ndryshuar disa detaje, duke bërë që të dyshohet për të.

I pyetur në lidhje me kundërshtimin e Kathryn, luzitani është shprehur: “Kurrë nuk më tha se nuk donte ose të më ndalonte. Kemi qëndruar disa minuta pa folur fare dhe më pas ndodhi çfarë ndodhi. Mos pëlqim nga ana e amerikanes? Jo, nuk më tha se nuk donte”, ka deklaruar Ronaldo në deklaratën e dytë.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb