Kryeministri Edi Rama, ka folur në konferencën e fundvitit me gazetarët edhe në lidhje me pensionet dhe atë që ka shkuar keq gjatë çerek shekullit të fundit me sistemin. Rama akuzoi qeverinë e kaluar se futi në kolaps sistemin e pensioneve dhe pasojat sipas tij po i vuajnë pensionistët ditët e sotme.
“Ajo që ka bërë Sudja, Xhaferri dhe Saliu nuk do të jetë më e rënda që shqiptarët kanë parë. Ata që vuajnë shëmtinë politike në kurrizin e tyre dhe shohin kolegët e tyre që vetëm pse kanë dalë në pension pas 2014 kanë pension më të lartë, duhet të mos ua falin kurrë shkaktarëve. Nëse duan adresën e shkaktarëve jam i gatshëm tua jap por e dinë.
Reforma që po bëjmë duhet të zbusë këtë padrejtësi historike. Nga pikëpamja e brutalitetit të dritëshkurtësisë është shumë e ngjashme me atë që është bërë me piramidat por me efekt në kohë për të gjithë “viktimat.
Të thuash keni një dekadë në qeveri e ende thoni “Ata”, patjetër që do ta themi sepse sistemet e pensioneve ngrihen me shekuj, dhe një sistem i ngritur së prapthi për një 25 vite nuk mund të kthehet së pari për një dekadë. Ndaj bonuset janë një mundësi që pa prishur skemën e pa i hyrë në hak fëmijëve, e pa hapur një gropë si e Sudes dhe Vehbiut, të kompensojmë pensionistët”, tha ai.
Pjesë nga fjala e kryeministrit:
Rama: Për pensionistët. Bonusin e pranverës do ta mbajmë në të gjitha vitet si një pasqyrë që do të reflektojë çdo rritje mbi parashikimin, është domethëënës. Jemi edhe për një reformë të re të pensioneve sepse jemi në kushtet kur kemi faktikisht sot dhe kushdo që do më pyeste, leri të gjitha dhe gjej vetëm një pasqyrë, një, ku të shoh ç’ka qenë, ç’është dhe ç’mund të bëhet me qeverisjen e Shqipërisë. Një më gjej. Do t’i jepja pensionistit jo një, 2, 3, 4, 5, një grup për vite më të mëdha pensionistësh të dalë në pension pas vitit të reformës tonë në 2014 dhe grupin e pensiuonistëve që kanë dalë para 2014 dhe do t’i tregoja pensionin për të njëjtën punë dhe për të njëjtat vite pune. Mjek i dalë në pension para 2014 dhe i dyti pas 2014, i pari një pension afër të ultit, i dyti një pension afër 600 mijë lekë, ose 600 euro. Pse? Sepse kush e ka qeverisur Shqipërinë më parë e shkatërroi me themel të gjithë sistemin demokratik të pensioneve, nuk e ngriti fare, por shkatërroi të ardhmen duke e trajtuar pensionin si lëmoshë dhe duke sabotuar të gjithë sistemin e sigurimeve shoqërore me një pension tavan 240 mijë lekë që të hidheshe përpjetë gjithë jetën nuk ngjiteshe mbi atë tavan dhe me një numër pensionistësh të nxjerrë në pension që 40 vjeç kur u shkatërrua komplet struktura e vjetër dhe nuk u bë asgjë në aspektin e pensionistëve për të krijuar një pension të ri.
Sot i kërkohet me të drejtë qeverisë, se ka një disbalancë mes pensioneve të të njëjtës kategori për të njëjtat vite pune, përgjigjja është shumë e thjeshtë, e rëndë shumë por e thjehstë, nëse qeveria do t’i trajtojë pensionet si një detyrim që financohet nga taksat, ajo që ka bërë Sudja, Xhaferri, Saliu nuk do të jetë më e rënda që shqiptarët kanë parë… Nuk duhet t’ua falin kurrë shkaktarëve. Nëse duan adresën e shkaktarëve, jam i gatshëm tua jap, por besoj se e dinë. Reforma që ne po bëjmë do të duhet sidoqoftë të zbusë këtë padrejtësi historike. Nga pikëpamja e padrejtësisë, pabesisë, brutalitetit të dritëshkurtësisë, është shumë e ngjashme me atë që është bërë me Piramidat, por me efekt në kohë dhe në formën e stresit mbi të gjithë ata që janë viktimë e asaj.
(BalkanWeb)