TIRANE- Aleanca Kuq e Zi i ka kërkuar NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ndërhy për stabizilimin e situatës në Kumanovë. Në një reagim për mediat, AK akuzoi kryeministrin Guevski se është mafioz, ndërsa e quajti atë Putinin e Ballkanit.

“Mbështetje projektit amerikan për shqiptarët në Ballkan. Gruevski ka grisur Marrëveshjen e Ohrit”, citohet në reagimin e AK-së. Sipas Aleancës Kuq e Zi, kryeministri Edi Rama ka lënë jetim shqiptarët e Maqedonisë.

“Deklarata e Bushatit nuk përmend fjalën shqiptar. Shqiptarët s’mund të jetojnë të pushtuar dhe dhunuar. Mos lejoni asimilimin e qyteteve etnike shqiptare”, thuhet më tej në deklaratë. Nga ana tjetër AK i ka dhënë mbështetjen e saj morale shqiptarëve të Kumanovës, ndërsa theksoi ‘jemi me ju’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: