Nga: MARIGLEN MERTIRI*
TIRANE – Institutet e kërkimit shkencor duhet të jenë në varësi të Akademisë së Shkencave. Kjo është kërkesa e akademikut Myzafer Korkurti para deputetëve në Komisionin e Medias. Ai deklaroi se modeli që u ndoq nuk ishte i efektshëm, pasi duhet ndarë kërkimi shkencor me kërkimet pasuniversitare të Arsimit të Lartë. Por ky propozim ka hasur në kundërshtimin e ish-ministrit të Arsimit, Myqerej Tafaj, cili deklaroi se ky ribashkim nuk i shërben vendit.

“Akademia e Shkencave të jetë me institutet e dy seksioneve, seksionit të shkencave natyrore dhe shkencave shoqërore. përvoja shumëvjeçare ka treguar që duhet ndarë kërkimi shkencor me studimet pasuniversitare.”- deklaroi Korkurti.
“Kjo nuk është në mirë të Shqipërisë, aq më tepër të Shqipërisë si një vend i vogël. ky do të ishte një luks i madh.”-deklaroi Tafaj.
Në komisionin parlamentare pati debate edhe për plotësimin e vendeve vakante në AMA dhe RTSH, ku opozita deklaroi qartë se nuk do të plotësojë vendet vakante në AMA, pasi procesin e ndjekur nga mazhoranca e kanë depozituar në gjykatë. Por mazhoranca u tregua e vendosur, që ashtu si e bëri funksional këtë ent, ashtu do ta bëjë edhe TVSH-në. Shqetësim nga ky proces mbetet dixhitalizimi, i cili është mjaft i vonuar me afatet.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: