Akademiku Artan Fuga, përmes një postimi në rrjetet sociale, këshillon trajnerin e kombëtares shqiptare, Sylvinho, që të largohet nga drejtimi i kuqezinjve.

“Nuk lahesh dot dy herë në të njëjtin ujë lumi – thoshte Herakliti i Lashtë!

Njeriu duhet të largohet në majën e arritjeve të veta, jo kur bëhet kal ngordhalaq!

Ik Selvinjo vëllai! Dëgjomë mua!

Nuk është punë futbolli, është punë politikë kuadri, a strategji menaxhimi burimesh njerëzore, a karrierë lidershipi, quheni si të doni!”, shkruan Fuga në një postim në rrjet.

Postimi nga Artan Fuga

Silvinjo nuk na ka ndonjë borxh. E ka bërë ndershmërisht punën e tij.

Megjithatë nuk ka çfarë na jep më.

Duhet të ikë. Kot e ka federata që insiston. Mos ja prishni karrierën që kur të iki nga Shqipëria, mos ketë më as edhe një klub në Azerbajxhan që ta dojë!

Shtrydhesh si limon dhe të flakin vëlla Silvinjo! E kemi ne shqiptarët këtë fjalë të urtë! Mbase në Brazil thuhet të hedhin si lëkurë bananeje!

Mos ja bëjmë këtë!

Edhe ai dëmtohet edhe ne.

Nuk lahesh dot dy herë në të njëjtin ujë lumi – thoshte Herakliti i Lashtë!

Njeriu duhet të largohet në majën e arritjeve të veta, jo kur bëhet kal ngordhalaq!

Ik Selvinjo vëllai! Dëgjomë mua!

Nuk është punë futbolli, është punë politikë kuadri, a strategji menaxhimi burimesh njerëzore, a karrierë lidershipi, quheni si të doni!

Po ju tregoj referencat e mia! Nuk është ai maçoku që parashikon ndeshjet! Por bazohet te sociologu i madh Maks Weber, kur njëqind vjet më parë përpunoi teorinë e sociologjisë së burokracisë dhe të lidershipit!

Mos besoni, por së shpejti do ta kuptoni se sa i madh ka qenë Maks Weber!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb