Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka nisur të veprojë pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, se portalet duhet të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit, si pjesë e “Paketës Antishpifje”.

AKEP i’u bën thirrje të gjithë personave që kanë lidhje me portalet e mëposhtme, që të pajisen me nipt në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe brenda 72 orësh te deklarojnë niptin përkatës.

Subjektet e regjistruara si portale online se duhet te publikojnë brenda 72 oresh niptin (NUIS) përkatës ne seksionin Kontakt te faqes se tyre online:

1 24-ore.com
2 360grade.al
3 Albpress.org
4 Alpenews.al
5 Argjirolajm.net
6 Botasot.info
7 Diell-online.al
8 Durreslajm.al
9 ekskluzive.al
10 eperditshmja.com
11 Exit.al
12 Folshqip.al
13 gazetaimpakt.com
14 Hashtag.al
15 Ina-online.net
16 InfoElbasani.al
17 infopasqyra.com
18 Insajderi.com
19 Javanews.al
20 Korrieri.org
21 Lajme.net
22 Lajmeonline.al
23 Lajmi.net
24 Lajmifundit.al
25 Liberal.al
26 Noa.al
27 Opinion.al
28 Opozita.com
29 Orikuminews.com
30 Pacensure.com
31 perqasje.com
32 Politiko.al
33 Publik.live
34 Reporter.al
35 Respublica.al
36 Sarandaweb.net
37 Shqiperia.com
38 Skandal.al
39 Sovrani.info
40 Superligash.com
41 Tesheshi.com
42 Tiktak.al
43 Tpz.al
44 Zjarr.tv

Regjistrimi mund të bëhet në pak minuta online në adresën e Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit qkb.gov.al

Pas skadimit të këtij afati, AKEP do të mbyllë çdo portal online që është i paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

“Nga analiza e problematikës së shfaqur rezulton se një pjesë e domaineve nuk janë të regjistruar në emrin e përdoruesit po janë regjistruar në emër të Regjistruesve të licensuar nga AKEP, individë etj.AKEP ka sqaruar se çdo subjekt duhet të kryejë procedurat sipas legjislacionit që rregullon veprimtarinë tregtare në Republikën e Shqipërisë dhe duhet të regjistrohet sipas ligjit “Për qendrën kombëtare të regjistrimit” dhe të vendosë NIPT(NUIS) në faqen e internetit sipas përcaktimeve të nenit 2 pika 5 të Ligjit.” thuhet ne njoftimin e AKEP.

Ne vijim AKEP sqaron se edhe sipas rregullores nr. 2/2008(e ndryshuar) “Për administrimin e domaineve .al dhe nëndomaineve .com.al, .org.al .net.al .edu.al .gov.al dhe mil.al” subjekti duhet të përditësojë informacionin për poseduesit dhe përdoruesin e domainet .al dhe ta dërgojë informacionin në AKEP ([email protected]) ose pranë Regjistruesit ku ka regjistruar domainin .al

“AKEP ka konstatuar se një pjesë e subjekteve kishin NIPT por nuk e kishin publikuar në faqen e tyre të internetit dhe nuk e kishin përditësuar në AKEP sipas rregullores së domaineve dhe për këtë arsye kanë përditësuar të dhënat për NIPT dhe disa zotërues të tjerë domainesh po vazhdojnë me përditësimin e informacionit.

AKEP do të monitorojë të gjithë zotëruesit dhe përdoruesit e domaineve që të jenë të paisur me NIPT dhe ta kenë të publikuar në faqet e internetit.”

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: