TIRANE- Për vitin 2016 do të kryhet monitorim i vijës bregdetare të vendit në 100 stacione, nga 78 që ishin vitin e kaluar.

Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë kreu i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri. Gjatë raportimit të gjendjes mjedisore për vitin 2015 në rang vendi, Beqiri tha se janë shtuar 98 stacione të reja monitorimi.

“Janë matur në 2015, 25 komponentë të rinj të treguesve mjedisore. Në 2015 kemi përmirësim të cilësisë me 45% në plazhet e vendit. Të dhëna pozitive me rritje të ndjeshme të faunës së egër, falë moratoriumit të gjuetisë. Në 2016 monitorim I vijës bregdetare në 100 stacione, nga 78 që ishte në 2015”, tha Beqiri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: