Elseid Hysaj-Napoli është një bashkëjetesë e destinuar të përfundoj në divorc, kjo një zgjedhje e kushtëzuar shumë nga vendimi i C.Ancelottit i cili nuk e sheh Hysajn si titullar në skemat e tij. Anësori i përfaqësueses shqiptare e ka bërë të qartë qëllimin e tij, është koha për të nisur një aventurë të re, e cila sipas të gjithë gjasave do të jetë në Madrid me fanellën e Atleticos.


Hysaj
Hysaj

Sipas “La Repubblica”: Napoli dhe Atletico Madrid kanë gjetur më në fund akordin ndërmjet tyre për të vënë në jetë transferimin e Hysajt në kryeqytetit spanjoll. Pavarësisht zërave të shumë në merkato, Atletico Madrid ishte ekipi i vetëm që insistoj dhe që u paraqit me një ofertë zyrtare në dyert e Napolit. Transferimi i Di Lorenzos e bënte të sigurt largimin e Hysajt nga Napoli, e pa qartë ishte vetëm ku do të vijonte karrierën.


Simeone
Simeone

Një rol përcaktues në transferimin e Hysajt te Atletico Madrid ka pasur dhe trajneri Diego Simeone i cili me sa duket beson shumë tek aftësitë e mbrojtësit shkodran. Është vetëm çështje orësh që kjo tratative të bëhet zyrtare me Hysajn i cili pritet të veshë fanellën e Atletico Madrid.
(BalkanWeb)