Nuk ka më asnjë dyshim, Ardian Ismajli ka zgjedhur Napolin për të vijuar karrierën e tij. Pikëpyetja e vetme ka të bëjë me kohën dhe formulën e transferimit. Napoli kishte “rezervuar” Ismajlin në fund të këtij sezoni, kjo pasi në qershor 2025 qendërmbrojtësit kuqezi i përfundon kontrata e tij me Empolin, në këtë mënyrë do të transferohej falas, por emergjenca që Conte ka në prapavijë detyron Napolin të “djeg” etapat.

Ssss
Ssss

Il Mattino ka zbardhur lëvizjen e radhës të Napolit, me blutë që janë të gatshëm të përfshijnë lojtarë në këto negociata pasi është e qartë se presidenti Corsi nuk do ta lejojë Ismajlin të largohet në janar, nëse nuk gjen një opsion të ri të për mbrojtjen.

Ffff
Ffff

Gjithnjë sipas Il Mattino, Napoli është gati t’i jap Empolit në formë huazimi mbrojtësin Alessio Zerbin, anësorin “azzurr”. Ky i fundit pëlqehet shumë nga presidenti Corsi. Kjo lëvizje ka marrë edhe pëlqimin e lojtarit pasi tek Empoli do të gjente më shumë hapësira në raport me Napolin. E përditshmja italiane shton se palët kanë gjetur një akord total, mbetet vetëm të hapet merkato e janarit për të finalizuar transferimin e Ismajlit te Napoli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: