Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, ka dhënë detajet e fundit në lidhje me situatën në vend, të krijuar në vend si pasojë e motit të keq.
“Vendi është përfshirë në reshje të shumta dëbore dhe shiu pothuajse në të gjithë territorin e Republikës. Në këto kushte, kështu sikur edhe është njoftuar të gjitha Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.
Institucionet dhe njësitë vendor kanë marrë masa për përballimin e situatave të krijuara nga faktorët atmosferikë në jug dhe veri. Aktualisht mund të themi që zona e Veriut e përfshirë e gjitha në reshje të konsiderueshme dëbore, ndodhet nën mbikqyrje të strukturave.
Vlen të theksohet se akset nacionale janë të hapura, komunikojnë lirshëm.
Gjatë 24 orëve që kemi kaluar, të gjitha strukturat kanë qenë në operacion të plotë, ka pasur ndërhyrje nga Forcat e Armatosura me policinë e shtetit he strukturat e tjera në Vlorë gjatë të gjithë natës dhe vijon të operohet.
Është vënë në eficencë të plotë hidrovori.
Është ndërhyrë me forcë të plotë edhe në Qafë Murriz”, tha ai.