Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e ngarkuar për kryerjen e këtyre prokurimeve njoftoi këtë të martë për çeljen e procedurës me një fond limit prej 5.5 milionë euro pa TVSH. Ofrimi i shërbimit të internetit dhe intranetit do të jetë për një afat 2-vjeçar.

“Fondi limit/vlera e përafërt e kontratave në varësi të kërkesave apo nevojave të institucioneve publike është 632 milion e 264 mijë e 825 lekë pa TVSH ose 5 milionë 522 mije e 928 EURO pa TVSH nga paratë e Buxhetit të Shtetit. Tre institucionet për të cilat AKSHI ka kërkuar specifikime të veçanta lidhur me parametrat e shërbimit që duhet të ofrohen nga kompania përfituese janë Agjencia Shtetërore të Kadastrës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Këto janë institucione për të cilat Agjencia nënvizon se nuk mund t’i mbulojë me shërbimin nëpërmjet rrjetit qeveritar.

“Qëllimi i kësaj kontrate është ofrimi dhe mirëmbajtja e shërbimit të Internetit dhe Intranetit, që do të mundësojë lidhjen dhe komunikimin online e të sigurte për institucionet të cilat AKSHI nuk ka mundësi t’i mbulojë me shërbim nëpërmjet rrjetit Qeveritar GovNet.

Lidhjet për implementimin e shërbimit do të merret përsipër nga kompanitë ofertuese, Internet Service Provider (ISP) që operojnë në Shqipëri. Secila lidhje do të jetë e dedikuar nga kompania deri në pikën fundore të (panelet e fibrës) të institucionit përfitues, dhe në të gjitha rastet do implementohen duke përdorur teknologjinë e fibrës optike” thuhet në dokumentin e AKSHI.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb