Një aksident me dy avionë luftarakë Alpha Jet që marrin pjesë në një provë demonstruese ka ndodhur në Francë, njoftoi ministri i Forcave të Armatosura të vendit, Sebastien Lecornou.

Dy avionët  u përplasën pranë bazës ajrore Saint-Dizier 113, thanë Forcat Ajrore Franceze.

Dy pilotët e avionit dhe një pasagjer fatmirësisht shpëtuan. Ata u gjetën të vetëdijshëm, por me lëndime.

Një nga tre personat e përfshirë në aksident është raportuar nga organet kompetente si “i plagosur shumëfish”.

Siç është raportuar, një nga avionët e përfshirë në aksident është përplasur me një kapanon, duke shkaktuar zjarr.

“Shërbimet e urgjencës janë mobilizuar dhe koordinimi ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Forcave të Armatosura është siguruar”, theksoi Lecornou në një postim në X.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb