Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në autostradën Thumanë-Laç.

Sipas Policisë, rreth orës 19:00, një automjet i drejtuar nga shtetasi F. T., 21 vjeç, ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar. Për shkak të plagëve të marra, viktima ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga autoritetet për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb