ITALI

Një aksident është shënuar gjatë ditës së sotme në komunën Monteprandone në Itali dhe si pasojë një shqiptar ka humbur jetën.

Sipas mediave italiane, viktima është rreth 50 vjeç, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije. Ngjarja ndodhi rreh orës 16 në rrugën “Scopa” në zonën industriale Centobuchi, ndërsa shqiptari u përplas nga një makinë e tipit “Fiat” teksa po lëvizste në kembë.

Albanese
Albanese

Shërbimi i ambulancës shkoi menjëherë në vendngjarje për t’i dhënë ndihmë të aksidentuarit, por për fat të keq, shqiptari ndërroi jetë rreth 40 minuta pas përplasjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb