KAMËZ

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme  në aksin rrugor që lidh Kamzën me Rinasit, ku një makinë tip “Benz” ka përplasur për vdekje një 16-vjeçar. Policia e Shtetit ka arrestuar menjëherë drejtuesin e mjetit  dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi  i shtetasit A. H.,25 vjeç, banues në Kamëz.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën, me sens lëvizjeje nga Kamza për në rrugën e Rinasit, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen, çiklistin  shtetasin e mitur O. Ç.,16 vjeç, banues në Domje. Materialet  i kaluan Prokurorisë  për veprime të mëtejshme.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: