KOSOVË

Një aksident rrugor me dy të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur në orët e vona të natës në rrugën që lidh Prishtinën dhe Ferizajin.


Sipas mediave kosovare, dy pasagjerë kanë ndërruar jetë ndërsa dy të tjerë, shoferi dhe një pasagjer kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Ata po udhëtonin më një makinë të tipit “Pasat”, por ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje tragjike.


Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, transmeton lajmi.net.


Komunikata e plotë:

Sot rreth ores 02:00 ne rrugen Prishtine -Ferizaj ka ndodhur nje vet aksident trafiku me pasoja fatale. Ne kete aksident ka qene i perfshire nje automjet i tipit Pasat qe per shkaqe te panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe eshte vetaksidentuar. lendime.te renda trupore kane marre kater persona ngasesi dhe tre pasagjerë.  Dy nga pasagjeret nuk kanë mumdur te perballojne plaget e shkaktuara nga aksidentit dhe ne vend ngjarje  kane nderruar jetë. Vdekjen e viktimave:L.S (femer) 23 vjeç dhe K. H ( femer ) 31 vjeç, . e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vend gjarje, ndersa ngasesi i automjetit dhe nje pasagjer tjeter jane derguar ne QKUK. Me rastin po merren njesiti i trafikut.

(n.m/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb