Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmë në kryeqytet.

Një makinë me targa AA472 PE ku udhëtonte një familje me katër anëtarë dhe një i afërmi i tyre ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në afërsi të rrethrrotullimit të një qendre tregtare.

Për pasojë raportohet të kenë humbur jetën tre anëtarë të familjes Bibaj, babai Bardhok Bibaj 62-vjeç, nëna Valentina Bibaj 54 vjeçe dhe një nga vajzat Florida Bibaj 22 vjeç, nga Mirdita.

Njëra nga vajzat dhe prindërit gjetën vdekjen e menjëhershme, ndërsa vajza tjetër Xhuljana Bibaj 26-vjeç ndodhet në gjendje shumë të rëndë, në spital. I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit Arlintin Alia 32 vjeç nga Puka, i afërm i familjes Bibaj.

Bëhët me dije se edhe gjendja shëndetësore e të riut është e rëndë.

Tiranë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, ndërsa vajza tjetër Xh. B dhe drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: