KINË- Një fëmijë i vogël në Kinë i shpëton mrekullisht një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në autostradën e provincës Zao Tong, kur një fëmijë ka rënë nga dera e pasme e makinës, teksa udhëtonte me familjen.

Videoja është regjistruar nga telekamerat e sigurisë, ndërsa momenti më i tmerrshëm vjen kur bie në rrugë dhe sipër i kalon një makinë tjetër. Fatmirësisht, ai ka dalë i padëmtuar nga ky aksident.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: