Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në vendin e quajtur “Ura e Salillarit”.

Një automjet Fuoristradë, me targa AB 807 LF, ka kryer një parakalim të gabuar dhe pasi ka humbur kontrollin është përmbysur.

Forcat e policisë dhe zjarrëfikësit kanë nxjerrë nga automjeti 3 të rinjtë që udhëtonin së bashku.

Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë rrugore, që po kryejnë edhe veprimet e nevojshme proceduriale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb