ELBASAN

Një aksident i frikshëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e rrugës Elbasan-Librazhd. Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ndodhi në Labinot Fushë, por fatmirësisht pa pasoja.


Një autoveturë është goditur nga pas nga ana e një automjeti që qarkullonte me shpejtësi të madhe ndërsa po tentonte të parakalonte.


Si pasojë e përplasjes autovetura ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe është përplasur me trafikndarësen mbrojtëse të rrugës. Automjeti me targa NIB 9561 që drejtohej nga një shtetas shqiptar, emigrant në Greqi është shkatërruar pjesërisht ndërsa drejtuesi ka pësuar lëndime të vogla.


Ndërkohë policia ka filluar hetimin për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti. Ndërkohë më herët një 45-vjeçar mbeti i dëmtuar rëndë pasi teksa po udhëtonte me motoçikletë.

Ai humbi kontrollin dhe doli nga rruga në fshatin Gjonme, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik dhe i plagosur sipas burimeve zyrtare ka mbetur 45-vjeçari me inicialet A.H., banues në Durrës.

Aksident Elbasan Ok
Aksident Elbasan Ok

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: