Një aksident i frikshëm në Kinë la të plagosur rëndë një vajzë 12-vjeçare pasi hodhi një fishekzjarr në një kanal, duke shkaktuar një shpërthim dhe tym.

Siç shihet në videon e kamerave të sigurisë të asaj që ndodhi pasditen e së hënës së kaluar në qytetin Longshui, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa nga njëra anë kapaku i betonit të pusetës u thye dhe nga ana tjetër vajza 12-vjeçare u hodh 10 metra lart dhe ra në tokë.

Sipas mediave kineze, vajza u përpoq të largohej nga vendi ku hodhi fishekzjarrë, por shkeli një kapak tjetër i cili e hodhi në ajër kur u thye nga shpërthimi.

Vajza humbi ndjenjat për një kohë të shkurtër nga shpërthimi, ndërsa xhaketa e saj ishte grisur.

Siç njoftojnë shërbimet e urgjencës lokale, vajza ka pësuar fraktura të shumta, djegie në kokë dhe fytyrë, por nuk është në rrezik për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb