LEZHË

Një aksident rrugor ka ndodhur sot  në hyrje të qytetit të Lezhës. Gazetari i “BalkanWeb”, Elidon Ndreka raporton se një automjet tip Mercedez benz është përplasur nga një betoniere dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Përplasja ka qenë e fuqishme duke spostuar mjetin tip benz, i cili më pas është përplasur edhe me një furgon mallrash. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: