Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në pistën e Monza-s në Itali ku makina e pilotit Marcus Ericsson është shkatërruar plotësisht.

Ishte sesioni i dytë i provave të lira kur Sauber-i i pilotit suedez bëri një fluturim të tmerrshëm në ajër, ndërkohë që më parë njëvendëshja e tij u përplas me muret mbrojtëse.

Gjithçka ndodhi në fund të pjesës së drejtë, kur krejt papritur piloti humbi kontrollin e makinës. Për fatin e mirë piloti konfirmoi pas pak çastesh se ai ishte më mirë. Madje kishte dalë me këmbët e veta nga makina dhe ishte larguar në bokse duke qeshur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb