Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Beratit. Makina humb kontrrollin, mer para mbajtëset metalike të rrugës dhe përplaset me shtyllën. Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se aksidenti ka ndodhur në qendër të qytetit, në vendin e quajtur “Axhensia”, në hyrje të parkimit nëntokësor dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë kalimtar të lënduar.

Fuoristrada e llojit Mercedes Benz GL me targa AB 473 AX, po qarkullonte me shpejtësi nga Ish/Merkatoja në drejtim të gjykatës, kur ka rreshqitur dhe është përplasur me shtyllën. Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit e ka lënë makinën dhe është larguar nga vendngjarja.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë që po kryejnë edhe veprimet e para hetimore dhe që bënë të mundur edhe hapjen e rrugës, që u bllokua për disa minuta. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se është identifikuar emri i pronarit të mjetit, por nuk dihet ende nëse ka qenë ai në drejtimin e makinës apo jo.

Sipas policisë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe ndalimin e drejtuesit të mjetit që e shkaktoi aksidentin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: