KOSOVE- Një aksidentit i frikshëm në trafik që ka ndodhur rreth orës 12:45 minuta, në autostradën Nish-Leskovac, në afërsi të lokalitetit Doljevac i ka marrë jetën dy zyrtarëve të Kosovës, siç raportojnë meidat lokale. Bëhet fjalë për Gradimir Mikic, kryetari i Komunës të Ranillugut dhe Sasha Aleksic, Kryetari i Asamblesë së këtij qyteti.

Në aksidentin në Nish, ku mbetën të vdekur Kryetari i Ranillugut, Gradimir Mikiq dhe kreu i Kuvendit Komunal Sasha Aleksiq, ka mbetur e lënduar edhe bashkëshortja Vesna Mikiq, e cila thuhet se është jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti Toyota Land Cruiser që udhëtonte nga Shkupi për në Nish, ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar, siç shihet edhe në foto.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: