Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shëngjin, rreth orës 20:30, kur shtetasi J. H. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij.

Si pasojë, automjeti është përplasur me një mjet të parkuar dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Drejtuesi, J. H., është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, grupi hetimor ka filluar veprimet në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:30, në Shëngjin, shtetasi J. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një automjet të parkuar dhe ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit shtetasi J. H., u transportua në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb