FIER- Një aksident i frikshëm ka ndodhur në qytetin e Fieri. Gazetari Ervis Kuci raporton për “BalkanWeb” se një automjet luksoz tip “Benz” ka dalë jashtë rruge dhe ka hipur mbi trotuar në parkun qendror të qytetit të Fierit.


Asksident Ne Fier
Asksident Ne Fier

Duke qenë fundjave në park ka pasur qindra njerëz dhe makina ka marrë përpara dy gra. Njërës prej tyre i ka thyer këmbët duke e futur poshtë rrotave. Aksidenti ka shkaktuar panik të madh tek qytetarët.


Në vendin e ngjarjes ka shkuar një ambulancë për të plagosurat si dhe policia që ka shoqëruar drejtuesin. Përveç kalimtareve, makina ka përplasur dhe një automjet tjetër dhe një motor.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb