BELGJIKE- Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në afërsi të qytetit belg, Liezh. Mësohet se 3 persona kanë humbur jetën dhe rreth 40 të tjerë janë lënduar.

Sipas agjencisë së lajmeve gjermane, DPA, numri i viktimave mund të rritet, pasi një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash, derisa udhëtonte me shpejtësi prej 90 km për orë.

Arsye e aksidentit mbetët ende e paqartë, ndërsa disa prej të lënduarve mezi janë nxjerrë nga punonjësit e shpëtimit pasi ata kishin mbetur të ngujuar nën vagonat e trenit tashmë të shkatërruar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: