Aksident i rëndë në aksin Pogradec – Qafë Thanë, pranë fshatit Çervenakë.
Sipas gazetares së News24, Lorena Kodra, raportohet se një mjet ka përplasur një këmbësor i cili për pasojë ka humbur jetën. Policia e cila ndodhet në vendngjarje, thotë se rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Mëmëlisht.
Për pasojë, 55-vjeçari ka ndërruar jetë në vëndngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në praga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
(BalkanWeb)