Një aksident ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik, në fshatin Grudë-Fushë.
Një automjet tip fuoristradë, i drejtuar nga shtetasi Albert Pali, ka përplasur një motoçikletë në të cilën udhëtonin dy të rinj, të cilët kanë marrë plagë të konsiderueshme.
Sipas informacionit të fundit, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe policia janë në vendngjarje, ku po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Sakaq, autoritetet po mbledhin informacione për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë incident.