Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Dibër. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të Shupenzës, duke lënë të plagosur dy persona.

Mësohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Bëhet fjalë për një grua, e cila pritet të niset me urgjencë drejt Tiranës.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: