ELBASAN – Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan pasi një 25 vjeçar ka përplasur me makinë një këmbësor 79 vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në fshatin Paulesh, mjeti tip “Benz” me targa AA 806 OV, me drejtues shtetasin A.H., 25 vjeç, banues në Durrës, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. Sh., 79 vjeç, banues në Tepelene.

I aksidentuari është transportuar menjeherë në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetsore. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme proçeduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb