Një  aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një shtetase të moshuar ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë.

Një 21-vjeçar ka përplasur për vdekje një grua të moshuar 65-vjeçare. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e  shkakut të aksidentit. Ndërsa, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion Paraprak

Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, mjeti tip fugon, me drejtues shtetasin I.M., 21 vjeç,ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen S.B., 65 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e  shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb