Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mesditë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, me pasojë plagosjen e pesë personave, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja është shënuar në dalje të qytetit, midis Kordhocës dhe Gjirokastrës, te varrezat publike.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, përkatësisht “Audi”, AA 151 UN, dhe “BMW X5”, AA 656 LM, ndërsa raportohet se të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, mësohet se në gjendje tër rëndë ndodhet një grua, e cila pritet të dërgohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se në mjetin tip “Audi” udhëtonnin drejt Sarandës pesë anëtarë të familjes Llaqaj nga Kukësi, mes të cilëve tre të mitur dhe gruaja në gjendje të rëndë, ndërsa në mjetin “BMW X5” udhëtonte familja Kuro nga fshati Suhë i Libohovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb