Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident rrugor të dielën në mëngjes në rrugën “Roma” në Villorba. Aksidenti ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit kur një makinë “Volkswagen Golf GTI” me ngjyrë të zezë ka dalë nga rruga dhe është përplasur  me muret e betonit që kufizojnë kantieret e Pedemontana në zonën e Villorbas.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa më pas makina ka përfunduar në një kanal anës rrugës. Menjëherë në vend kanë shkuar në ndihmë kalimtarë të rastit por dy personat që ndodheshin në bord kanë vdekur në vend.

Viktimat janë identifikuar si Dorian Myftaraj, 24 vjeç, rezident jashtë Italisë dhe Rruzhdi Karreci, 35 vjeç punëtor, rezident në Spresiano por me origjinë nga Durrësi.

Mbeten të paqarta arsyet e aksidentit, ndërsa policia italiane po heton për zbardhjen e plotë.

Aksident Itali
Aksident Itali

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb