Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë pasdite në Kamëz. Aksidenti ndodhi tek Bulevardi Blu.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se si rrjedhojë e aksidentit, një këmbësore rreth 35 vjeçe ka ndërruar jetë.

Mësohet se atë e ka përplasur një automjet, që drejtohej nga një femër. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 17:35 në rrugën “Demokracia” në kryqëzim me Bulevardin “Blu”  automjeti me drejtuese shtetasen  B.D, ka përplasur  këmbësoren P. A.,35 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja P. A ka ndërruar jetë. Shtetasja B. D është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb