KAVAJË

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë, ku raportohet për dy të vdekur. Viktima janë Gentjan Belba 23  vjeç dhe  Lumturie Demrozi 46 vjeç.  Sipas policisë, një automjet tip ‘Benz’ me targa AA615VO për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti êshtë përplasur me tabelën e një karburanti.

Për pasojë mjeti ka goditur këmbësoret ku shtetasja Lumturie Demrozi rreth 46 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa vajza e saj shtetasja Xh.D 21 vjeçe ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën. Gjithashtu ka humbur jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me këtë mjet shtetasi Gentjan Belba 23  vjeç.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nga dëshmitë e para thuhet se në makinë kanë qenë tre të rinj dhe makina po lëvizte me shpejtësi, çka ka sjellë humbjen e kontrollit dhe daljen nga rruga duke marrë përpara kalimtarët.

Kavajë/Informacin paraprak

Rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës, drejtuesi i mjetit tip Benz ( marrë me qera), me targe AA 615 VO, shtetasi V.C, 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti êshtë përplasur me tabelën e një karburanti.

Për pasojë mjeti ka goditur këmbësoret,, ku shtetasja L.D rreth 46 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa vajza e saj shtetasja Xh.D 21 vjeçe ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën.

Gjithashtu ka humbur jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me këtë mjet shtetasi G.B, rreth 23 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb