Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 29-vjeçari ka ndodhur në Lezhë. Gazetari Elidon Ndreka raporton për “BalkanWeb” se ka mbetur viktimë i riu Fatmir Pervataj, i cili ka qenë duke ecur në këmbë, kur është përplasur për vdekje nga një makinë, që drejtohej nga 19-vjeçari E. M.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërsa 29-vjeçari mësohet se ka humbur jetën rrugës për në Spitalin e Lezhës.

Lezhë / Informacion paraprak

Në rrugën Lezhë – Shëngjin, shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar shtetasin këmbësor F.P. 29 vjeç, banues në Tropojë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: