Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Leminot, në qytetin e Maliqit. Një motor ka përplasur një këmbësor, i cili ka pësuar plagë të rënda.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. Ende nuk dihen detaje të tjera për shkakun e përplasjes dhe identitetin e të përfshirëve në incident.
Autoritetet po punojnë për të zbardhur ngjarjen dhe për të siguruar informacion të mëtejshëm.