Një 54-vjeçare është përplasur për vdekje mëngjesin e kësaj të enjte në superstradën Lezhë-Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Patokut”.

54-vjeçarja me iniciale A.M., banuese në Mirditë ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes superstradës, ndërsa u përplas nga një automjet.

Gruaja ka ndërruar jetë ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale H.A banues në Kosovë, është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: