Një aksident tragjik ka ndodhur në lagjen “3 Heronjtë” të Shkodrës, ku një automjet me drejtuesen E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren L. N., 65 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, 65-vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Policia ka nisur veprimet procedurale ndaj drejtueses së automjetit dhe grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” automjeti me drejtuese shtetasen  E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren  shtetasen L. N., 65 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, 65 vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: