Një aksident i rëndë rrugor  ka ndodhur mëngjesin e së dielës në aksin rrugor Berat-Dimal. Policia e Beratit njofton se në fshatin Otllak,  shtetasi G. Sh., 34 vjeç, banues në Kuçovë duke drejtuar automjetin tip BMW, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Njoftimi i plotë

Berat/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak, shtetasi G. Sh., 34 vjeç, banues në Kuçovë duke drejtuar automjetin tip BMW, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga dalja nga rruga e automjetit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. Ll., 33 vjeç, banues në Kuçovë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb