Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në autostradën e qytetit rus Soçi, por fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka shpëtuar. Automjeti tip “ Renault” teksa udhëtonte me shpjejtësi është përplasur më një mjet tjetër e më pas është rrotulluar disa herë për më shumë se 300 metra.

 

https://www.youtube.com/watch?v=Rm_4S3sCJY8

Pas disa sekondash automjeti ndalet dhe përfundon me rrota lart, dhe pikërisht në këtë moment shoferi hap derën dhe del nga mjeti sikur nuk ka ndodhur asgjë. Dëshmitarë të pranishëm në vendngjarje kanë nxituar për ta ndihmuar por drejtuesi i mjetit mesa duket është në gjendje shumë të mirë. Askush nuk ka arritur ta besojë se si shoferi ka mundur të mbijetojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: