Një aksident masiv është regjistruar mëngjesin e së martës në zonën e Porcelanit në Tiranë.

Sipas informacioneve, fillimisht një Volskswagen Caddy i cili sapo ka dalë nga lavazh, i ka prerë rrugën një Audi, teksa ky i fundit përplaset edhe me 2 mjete të tjera.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb, kanë përfunduar në trotuar duke rrezikuar kështu edhe jetën e kalimtarëve të rastit.

Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar, teksa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia ka lëvizur nga vendngjarja mjetet, duke liruar edhe qarkullimin në zonë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: