Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Kakavijë-Gjirokastër.

Ngjarja është shënuar në afërsi të Derviçanit, ndërsa kanë mbetur të plagosur gjashtë persona, përkatësisht dy fëmijë të mitur, dy gra dhe dy burra.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën,  duke plagosur rëndë disa prej personave të përfshirë në aksident, të cilët mësohet se janë në reanimacion me fraktura.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, njëri prej mjeteve të përfshira në aksident është i tipit “Fuoristradë” dhe ka “fluturuar” jashtë rrugës, duke u shkatërruar plotësisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb