Një aksident rrugor raportohet të ketë ndodhur sot në aksin rrugor Gramsh-Kodoviat.


Dy të rinj që udhëtonin me një motor kanë humbur kontrollin dhe për pasojë janë përplasur me barrierën anësore të rrugës.


Nga përplasja e motorit dy të rinjtë kanë pësuar dëmtime të rënda dhe janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje kritike për jetën.


GRAMSH
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor u proçedu në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasi:

S.H., 30 vjeç, banues në fshatin Kodovjat, të Gramshit, pasi duke drejtuar motoçikleten ka humbur kontrollin dhe ma dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri shtetasi A.H., 11 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
(BalkanWeb)

Etiketa: