TIRANE- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Tiranë, pranë zonës së njohur si ‘9-katëshet’. JOQ shkruan se një i ri është aksidentuar teksa drejtonte një motor, dhe pasi është përplasur ka humbur ndjenjat.

I riu rreth moshës 20-vjeçare ka mbetur i shtrirë në tokë pas tronditjes dhe plagës që ka marrë në kokë.

“Aksident tek 9-katëshet, tmerr! Është përplasur një çun i ri me motor dhe nuk di për gjendjen e tij tani pasi e mori një makinë dhe e çoi në spital, por deri në ato momente nuk u përmend. Ishalla shpëton.”, shkruan një qytetar. Deri më tani nuk dihen rrethanat e këtij aksident si dhe identiteti i të plagosurit. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb